Një izolim i ri kombëtar? Shteti fqinjë me vendin tonë del me vendimin e fundit pas situatës së rënduar, Komiteti Teknik ashpërson masat, ja çfarë pritet

Komiteti tekniko-shkencor rekomandoi qeverinë që të shtojë kufizimet dhe të vendosë një izolim në fundjavë, njëjtë si gjatë pushimeve për Krishtlindje. Pas kësaj mbledhje pritet që Italia po shkon drejt një ashpërsimi të masave për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Kjo vjen mes përkeqësimit të situatës epidemiologjike, teksa niveli i përhapjes së Covid-19 mbetet shumë i lartë. Që prej nisjes së pandemisë, janë infektuar 3.1 milionë persona dhe mbi 100 mijë kanë humbur jetën.

Për momentin nuk është propozuar një izolim i ri kombëtar. Rekomandimet e komitetit tekniko-shkencor do të shqyrtohen nga qeveria italiane gjatë ditëve në vijim. Ndërsa kërkohet që të zgjerohet dhe përshpejtohet fushata e vaksinimit ndaj koronavirusit, si dhe gjurmimi i varianteve të reja.

Të Fundit