Me kanabis në xhep, arrestohet brenda Spitalit ushtarak 19-vjeçari, dyshohet se….

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia brenda Spitalit Ushtarak të Tiranës, pasi është kapur me kanabis në xhep.

Policia nuk jep detaje, por në njoftim sqaron se në pranga janë vënë shtetasit: Y. K., 20 vjeç, E. K., 20 vjeç dhe M. I., 19 vjeç pasi gjatë kontrolleve fizike të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Behet me dije se kanë qenë qytetarët, të cilët kanë njoftuar policinë që qëndron e stacionuar në hyrje të spitalit.  Pas kontrollit fizik, 19-vjeçari i është gjetur dhe sekuestruar rreth 7 gram kanabis.

Dyshohet se i riu merrej me shitje të kanabisit në zonën e spitalit.

Të Fundit