Lëkundjet e tërmetit, reagon Ministri i Mbrojtjes: Nuk raportohen dëme, në gatishmëri për çdo situatë – Stop
Lajme, Të Gjitha

Lëkundjet e tërmetit, reagon Ministri i Mbrojtjes: Nuk raportohen dëme, në gatishmëri për çdo situatë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reagiar përmes një postimi ne rrjete sociale lidhur me lekundjet e termetit mbremjes e kesaj te diele.

’Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.

Edhe pse shumë herët, deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e me pas reaguar në çdo situate.’ shkruan Peleshi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *