“Kur viktimë e një grabitjeje është gruaja, duhet të…”! Rregulli i artë i FBI që fundosi pilotin grek

Vazhdojnë të dalin në dritë të tjera detaje tronditëse nga vrasja e 20-vjeçares britanike Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj grek, Babis Anagnostopoulos.

Pas tetë orësh në pyetje përpara hetuesve, ai ka pranuar krimin. “OK, unë e bëra,” tha ai përpara policëve, në prani të psikologëve. Sipas medieve greke, policia kishte përdorur manualin e FBI-së amerikane për krimin e rëndë.

Rregulli i artë i FBI është ky: “Në rastin kur ka ndodhur një vrasje nga grabitës të dyshuar, por viktimë nuk ka rënë personi që është kërcënimi më i madh- zakonisht mashkulli apo anëtari më i fortë i familjes- por gruaja, atëherë duhet rivlerësuar e gjithë skena e krimit me shumë kujdes për çdo detaj”.

Më tej, rregulli thekson se kur viktima është mbytur, pra nuk janë përdorur armët konvencionale të grabitësve siç është pistoleta apo thika, atëherë marrëdhënia mes autorit dhe viktimës është më e ngushtë.

“Në përgjithësi, sa më shumë prova të ketë se mbi viktimën është ushtruar dhunë më tepër nga sa është e nevojshme për të vrarë dikë, shanset janë që autori të jetë një i afërt”.

Autori i vrasjes u mor nga policia kriminale një ditë më parë me helikopter. Ai ishte në varreza, kur policët iu afruan dhe i thanë se duhej të mos bënte skena, pasi kishte shumë kamera.

Policët i thanë se kishin arrestuar një të dyshuar dhe në këtë moment, Babis u përqafua me vjehrrën e tij për të paktën pesë minuta. Ishte një shtrëngim mes lotësh me vrasësin e të bijës.

Në polici, Babis ka treguar se si e vrau edhe qenin, për ta bërë skemën e tij më bindëse. Madje shtoi se e kishte provuar edhe më parë se si do e lidhte qenin. Pas këtij rrëfimi shokues, ai ka shprehur keqardhje dhe ka deklaruar se meriton dënimin më të rëndë.

Të Fundit