Shqipëria 30 vite në OSBE, Xhaçka: U ndërtuam mbi rrënojat e komunizmit, sot jemi një shtet modern – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Shqipëria 30 vite në OSBE, Xhaçka: U ndërtuam mbi rrënojat e komunizmit, sot jemi një shtet modern

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, kujton sot 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në OSBE.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, shoqëruar dhe me video, ministrja Xhakça thekson se në këto 30 vite Shqipëria u ndërtua mbi rrënojat e komunizmit, duke u kthyer në një shtet modern.

“30 vite anëtare e OSBE-së! 30 vite që e kanë parë Shqipërinë të ndërtohej mbi rrënojat e komunizmit, duke u kthyer në një shtet modern i cili pati kryesine e OSBE-së gjatë vitit 2020, një eksportues i sigurisë në rajon dhe më gjerë, një anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për vitet 2022-2023!”, shkruan ministrja Xhaçka.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *