Kryeministri polak: Nëse BE fillon “luftën e tretë botërore”, do të mbrohemi

Nëse Komisioni i BE-së “fillon luftën e tretë botërore” me temën e respektimit të shtetit ligjor, ne do të mbrohemi “me të gjitha armët që kemi në dispozicion”.

Kështu deklaroi kryeministri polak Mateusz Morawiecki në një intervistë për Financial Times, i pyetur nëse Polonia është e gatshme të vërë veton ndaj vendimeve kritike mbi legjislacionin siç është paketa e BE-së për klimën.

“Nëse dikush na sulmon në një mënyrë absolutisht të padrejtë – shtoi ai – ne do të mbrohemi në çdo mënyrë të mundshme. Besojmë se kjo tashmë është një qasje diskriminuese dhe një diktat “i Brukselit. “Por nëse përkeqësohet, ne do të duhet të mendojmë për strategjinë tone.

Të Fundit