Më shumë se 100 persona helmohen në Krujë, dyshohet nga uji

Më shumë se 100 persona janë paraqitur gjatë këtyre dy ditëve në spitalin e Krujës, me simptoma të ngjashme, kryesisht, diarre, të vjella, dhimbje barku por edhe temperaturë.

Sikurse bëhet me dije të sëmurët u përkasin moshave të ndryshme duke filluar nga fëmijët e deri te të moshuarit.

Sipas mjekëve kemi të bejmë me intoksikim ushqimor, por ende nuk është konfirmuar arsyeja, ndërsa dyshimet e para flasin se shkak mund të jetë edhe uji i konsumuar nga rrjeti.  Nga ana e personelit të shëndetit publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit të cilat janë dërguar për ekzaminim, por priten rezultatet që mundtë marrin deri në 48 orë kohë.

Të Fundit