Arben Ahmetaj: Shqipëria e ka ulur varfërinë me shpejtësi krahasuar me vendet e tjera

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj tha se Shqipëria e ka ulur varfërinë me shpejësi shumë më të madhe se sa vendet e tjerra, ndërsa theksoi mënyrën se si qeveria ka mbështetur shtresat në nevojë në situatën e tërmetit dhe pandemisë. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara, Ahmetaj tha se pikërisht mënyra se si trajtohen të pambrojturir është shenja qytetërimi. Duke kujtuar edhe një herë shprehjen e kryeministrit, Ahmetaj tha se shpesh u kujton miqve domethënien e të qenit shërbëtor publik.

“Shqipëria e ka ulur varfërinë në raport me vendet e tjera me një shpejtësi shumë më të madhe. Varfëria nuk ulet me fjalë të ngrohta. Të gjitha janë false nëse nuk mbështeten nga reforma intensive”, deklaroi ai ndër të tjera.

“Mënyra si një shoqëri trajton të pambrojturit është shenja e qytetërimit. Çdo agjensi në OKB ka ndihmuar qeverinë të mbështesë këto grupe. Kjo ditë është edhe një ditë reflektimi. Shqipëria po kalon përmes dy goditjeve të mëdha dhe të tretës, të krizës së energjisë., Ne nuk jemi vend i pasur por jemi vend në zhvillim. Mënyra si u qasëm ndaj goditjeve tregon maturi të qeverisë shqiptare. Nëse i referohemi zhvillimeve dhe prekim atë që kanë nevojë. Ne nuk lamë askënd mbrapa pas ditës së vështirë të 25 nëntorit. Po u afrojmë familjeve ndihmë që nga grantet e deri te shtëpitë falas. Këto janë politika që kushtojnë. Të mos lësh askënd mbrapa do të thotë ta kthesh ditën e vështirë në krenari. Shpesh herë u tregoj miqve të mi kuptimin e të qenurit shërbëtor publik. Një ditë me kryeministrin shkuam në një fshat të Tiranës për t’i dorëzuar nënës së një djali me probleme më shëndetësore me dy fëmijë si yje. Nëna ishte gati mosha e nënës time dhe djali nuk kishte mundësi të punonte. Atë moment mendova se çfarë do i ndodhte asaj familje nëse kjo qeveri do dilte dhe të bënte të ftohtin e ekonomisë së tregut duke i treguar familjeve derën e bankës për kredi. Besoj ajo nënë as pas 10 vitesh nuk do kishte dot shtëpinë e vet ose do kishte te dera e shtëpisë bankën përditë. Ngritja jonë është e shpejtë dhe e pamjaftueshme për të shkuar atje ku duam ne. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë që ky vend ka nevojë të ndihmojë fëmijët dhe rininë dhe pas disa vitesh të themi ne e frenuam uljen e popullsisë”, tha Ahmetaj.

Të Fundit