Korce/I riu gjendet i varur ne pyllin e Voskopojes, dyshime per nje vrasje! – Stop – 27 Tetor 2020

Në 14 qershor 2018 në pyllin e Voskopojës u gjet i varur në një pemë 18 Antonio Karafili.Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, 17 vjec nga Korca. Ajo tregon, se atë ditë rreth orës 17 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr mes këtyre të fundit dhe Antonios.Debati u mbyll dhe Antonio e Kejsi shkuan në Voskopojë tek lokali i prindërve të Antonios, Taverna Mishel. Në këtë moment, Kejsi kujton, se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime, se ajo kishte një lidhje tjetër. Ata u ndanë dhe rreth orës 20 të mbrëmjes Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë.Në këtë pikë e ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregon me detaje, sesi u njoftua nga e dashura e djalit, se Antonio ishte në dhe ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.Familjarët dyshojnë, se djali i tyre nuk është vetvarur, po është vrarë. Në një bisedë mes të dashurës dhe të ëmës së të ndjerit, Kejsi thotë, se ka dyshime, që Antonion e kanë vrarë. Ajo tregon, se viktima kishte në kokë një gropë dhe dyshon, se aktin e vrasjes mund ta ketë kryer xhaxhai i saj Milen Spaillari. Nje tjetër dëshmitar okular është shprehur, se atë natë në pyll, ka parë dhe dëgjuar 4 persona, që bërtisnin. Por dëshmitari, 65 vjecari Rexhep Vathi, dëgjohet të porosisë Kejsin të ketë kujdes, pasi ai vetë nuk do të tregojë, se cfarë ka parë atë natë në pyll.

Të Fundit