Korce/Provat e vrasjes dhe eksperimenti i vetevarjes se pretenduar te te riut – Stop – 27 Tetor 2020

Lidhur me vrasjen apo vetvarjen e të riut Antonio Karafili, prokurorja Oli Visi, doli me vendimin e mosfillimit të hetimeve, duke konkluduar, se 18 vjecari ishte vetvarur dhe vdekja i kishte ardhur si pasojë e asfiksisë.Mjeku ligjor Gjergji Kacauni vetëm në një faqe përshkrim, evidenton shenja dhune në trupin e 18 vjecarit, por nuk sqaron shkakun e tyre.Akti i dytë, akoma më i turpshëm nga mjeku Elmaz Shaqiri, edhe pse ka bërë zhvarrimin e trupit të të riut, flet sërish për shenja dhune, pa u ndalur te shkaku.Për këto arsye, gjykata në Korcë e ktheu cështjen për hetim të detajuar, pasi prokurorja Oli Visi në rastin më të mirë nuk kishte hetuar e në rastin më të keq, e kishte mbuluar këtë ngjarje.
Në këtë pikë cështja i kaloi prokurores Odeta Todorushi, e cila nuk duket të ketë vullnet për të zbardhur këtë ngjarje. “Stop” bën një provë, duke inskenuar vetëvrasjen e të riut Antonio Karafili.Ai ishte i gjatë 180 cm, ndërkohë, sipas prokurorisë së Korcës, ai del 148 cm i gjatë, dhe nëse Antonio do të kishte vrarë veten,do t’i binin këmbët në tokë dhe nuk mund të humbte jetën nga asfiksia.

Të Fundit