Konflikti në Rripin e Gazës/ Reagon Tirana zyrtare: Sulmet me raketa kundër Izraelit, të pajustifikueshme! Të kthehet qetësia dhe…

Tirana zyrtare ka reaguar në lidhje me tensionet e përshkallëzuar në Jerusalem. Në një reagim në rrjetet sociale, ministria e Jashtme e Shqipërisë thotë se sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës.

“Shqipëria është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Jeruzalem brenda dhe përreth Gazas. Sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës që do të sillte një dëm si për civilët izraelitë dhe palestinezë.

Ne u bashkohemi thirrjeve nga miqtë dhe aleatët tanë që qetësia të rikthehet dhe përshkallëzimi i mëtejshëm të shmanget”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

APELI PER QETESI

Shtete nga e gjithë bota kanë bërë thirrje për qetësi pas disa ditëve të trazirave, që janë kthyer në sulme sulme hakmarrëse nga izraelitët dhe palestinezët. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë bërë thirrje Izraelit dhe palestinezëve që të ulin tensionet sa më shpejt që është e mundur.

TENSIONET

Dhuna është përshkallëzuar në mbrëmjen e së hënës pasi militantët palestinezë kanë gjuajtur raketa drejt Jerusalemit. Si përgjigje, ushtria izraelite ka nisur sulme ajrore kundër shënjestrave të militantëve në Rripin e Gazës.

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë në Gaza kanë thënë se 22 persona, përfshirë nëntë fëmijë, kanë vdekur në sulme. Ushtria e Izraelit ka thënë se të paktën 15 anëtarë të grupit të Hamasit, që drejtojnë Gazan, kanë qenë në mesin e të vdekurve.

Hamasi ka kërcënuar me sulme, pasi qindra palestinezë janë plagosur në përleshjet me policinë izraelite në një qendër të shenjtë në Jerusalem, ditën e hënë.

Të Fundit