I mori lejen e qarkullimit dhe i vuri gjobë, 48-vjeçari grushton efektivin e policisë – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

I mori lejen e qarkullimit dhe i vuri gjobë, 48-vjeçari grushton efektivin e policisë

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia në Korçë pasi ka goditur një efektiv policie.

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. Ç., 48 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Ky shtetas, në lagjen nr. 17, Korçë, për shkak të detyrës, ka goditur me grushte një punonjës policie të Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, i cili një ditë më parë i kishte tërhequr 48-vjeçarit lejen e qarkullimit dhe e kishte ndëshkuar atë me masë administrative, për mungesë të kontrollit teknik të automjetit të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *