Sociologia: Virgjërinë e kemi të shenjtë për vajzat, djemve u themi bravo

E ftuar në Euronews Albania, sociologia Eris Dhamo foli në lidhje me konceptin që kanë shqiptarët për virgjërinë, referuar djemve dhe vajzave.

Sociologia tha se humbja e virgjërisë në Shqipëri konsiderohet si diçka e turpshme për vajzat dhe një arritje për djemtë, të cilët shoqëria i konsideron burra pas kryerjes së marrëdhënies së parë seksuale.

Sipas saj, kjo lloj e të menduarit është një formë presioni ndaj vajzave duke i detyruar ta shohin virgjërinë si diçka të shenjtë.

– Advertisement –
“Nëse virgjëria shihet si një dhuratë për vajzat, shihet si një tabu për djemtë nëse mund ta konsiderojë të tillë. Të folurit për intimitetin dhe diskutimit që ne i bëjmë virgjërisë është pikërisht në këtë dimension sikur për një vajzë është gjëja më e shenjtë që ti ke dhe “kujdesu dhe ruaje”, ky është presioni i madh shoqëror që ne bëjmë. Ndërsa për djemtë edhe humbjen e virgjirësi ne e trumbetojmë, themi u rrite, ndërsa për vajzat ushtrojmë presion “turp çfarë bën”.

Kjo sjell pikërisht dhe këtë triumfin në diskutim të djemve dhe turpërimin e vajzave”, tha Dhamo.

Të Fundit