Gjobitet viktima me 40.000 Lekë, shefi: Polici e dallon shpejtësinë me sy!

Ndodhemi në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në datën 21 janar 2023, është përfshirë në një aksident automobilistik.Ai ka qenë duke lëvizur me makinë në rrugën “11 nëntori” dhe është goditur nga një makinë, që donte të futej në korsinë e tij. Mikeli ka lajmëruar policinë dhe punonjësit kanë ardhur pas 10 minutash. Ndërkohë zonja, që e kishte goditur, e kishte lëvizur makinën nga vendi i ngjarjes. Në moment iu tha, se ishte fajtore zonja dhe zonja u dënua me 2 000 lekë të reja për moskryerjen e manovrës. Më vonë, Mikeli dënohet me masë administrative 40 000 lekë të reja, pasi sipas punonjësve, ishte me shpejtësi të lartë. Qytetari kërkon ndihmën e emisionit Stop pasi i duket pa kuptim fakti, që askush nuk ia mati shpejtësinë dhe u dënua me gjobë më të lartë, se zonja, e cila shkaktoi aksidentin. Eksperti Gëzim Hoxha tregon qartë, se shpejtësia duhet të ishte përcaktuar, nëse djali e ka marrë gjobën për shpejtësi dhe zonja duhej të dënohej, pasi ajo është përpjekur të futej në rrugë, kur duhet të priste. Mikeli u takua me shefin e qarkullimit rrugor Elbasan, i cili thotë, se polici në qytet nuk e mat shpejtësinë, pasi ia lejon ligji, ndërsa për ankesat e tjera, duhet të drejtohet në gjykatë.

Të Fundit