“Gabimi është i imi, po lekët nuk i jap nga xhepi” kamera e fshehtë punonjëses së postës

Entela Zeneli, një qytetare e Tiranës, tregon, se ka një problem me Postën Shqiptare, dega Kombinat, sepse nga nëntori 2021 ka hedhur 2 muaj sigurimet shoqërore, rreth 140 mijë lekë të vjetra. Por ajo ka parë, se pagesa nuk i ka kaluar në ISSH. Punonjësja Vjollca Gogollari, ia ka kaluar gabimisht një qytetari tjetër, Eltjon Sadiku, dhe Vjollca ka 4 muaj, që nuk po e zgjidh dot problemin.Qytetarja i drejtohet postës në Kombinat dhe takon punonjësen Vjollca Gogollari dhe përgjegjësen e saj dhe të dyja thonë, se nuk mund t’i paguajnë nga xhepi paratë e sigurimeve të zonjës, edhe pse vetë e kanë bërë gabimin. Kur në postë shkon gazetarja e “Stop” me kamera, punonjësja i paguan paratë nga xhepi dhe problemi i Entela Zenelit u zgjidh. Ndërsa punonjëset e postës tani shpresojnë, që këtë shumë ta kthejë ai, që i përfitoi gabimisht, shtetasi Eltjon Sadiku.

Të Fundit