Po drejtonte makinën nën efektin e kanabisit, arrestohet polici në Tiranë

Policia e AMP-së në Tiranë ka arrestuar një punonjës policie pasi po drejtonte makinën nën efektin e drogës.

A.B., 50 vjeç po udhëtonte me makinë të shtunën kur u ndalua nga policia dhe iu nënshtrua një testi të shpejtë të alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Nga testi rezultoi se A.B. kishte konsumuar cannabis, por jo alkool.

Arrestimi u bë për shkelje të rregullave të qarkullimit me makinë.

50-vjeçari është Ndihmës Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Tiranë.

Materialet hetimore do dërgohen pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime te mëtejshme.

Të Fundit