Balla për zgjedhjet në PD: Mbrëmë fituat kundër Amerikës, Berisha me Ibsenin ishte garë e paparashikuar – Stop
Lajme, Të Gjitha

Balla për zgjedhjet në PD: Mbrëmë fituat kundër Amerikës, Berisha me Ibsenin ishte garë e paparashikuar

TIRANË
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka ironizuar zgjedhjet e mbajtura për kreun e PD-së dhe fitoren e Sali Berishës. Ai i quajti sovranista dhe antiamerikanë demokratët dhe fitoren kundër Amerikës ‘të papame’.

Balla tha se tre gara kishte dje të paparashikueshme, City me Liverpool-in, Milani me Interin dhe Saliu me Ibsenin.

“Këta, një pjesë e kësaj salle që thotë Shqipëria po ndryshon kurs. Shqipëria nuk ka plan B, ka vetëm plan A. Plan B keni ju të ashtuquajturit sovranista, që antiamerikanizmin e keni kthyer në doktrinë. Për këtë, ne nuk ju shërojmë dot.

Bashkohuni të gjithë në një trup të vetëm dhe me fitoren historike që keni arritur mbrëmë kundër Amerikës, është një fitore e papame. Tre gara kishte dje, City me Liverpool-in, Milani me Interin dhe Saliu me Ibsenin. Këto ishin garat që ishin më të paparashikueshmet, nuk i dihet si dilte. Kjo e fundit njëherë.
Kështu që ta gëzoni fitoren, ta mbani me shëndet, po as kjo kërkesë, as kërkesa të tjera që natyrshëm nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, sot nuk ke një anëtar të BE-së që të ketë qoftë dhe një rezervë të vogël për mbajtjen e konferencës së parë, asnjë”, deklaroi Balla.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *