Fier/ Sorollatja per tampon, qytetarja hyn ne operacion me Covid 19 -Stop- 4 Tetor 2021

Denoncimi i rradhës në Stop vjen nga qyteti i Fierit. Mirije Miraka thotë se nuk është trajtuar në mënyrë profesionale nga mjekja e familjes Matilda Grada. Ajo është paraqitur për vaksinën, por më parë ka kërkua të bëjë disa analiza, pasi është alergjike.Pas disa ditësh Mirija u ndje keq dhe i kërkoi mjekes Matilda Grada të bënte tamponin, por mori përgjigjen, se tampona nuk kishte. Zonja i kërkoi, që t’i jepte rekomandim për të bërë tamponin tek Instituti i Higjenës.Dhe pas disa ditësh ajo mundi të bëjë tampon. Këto ditë e thërrasin nga Spitali i Traumës në Tiranë për një ndërhyrje të planifikuar në këmbë dhe pas shumë analizave zonja i nënshtrohet operacionit.Vetëm një ditë pas ndërhyrjes, telefonohet nga mjekja e familjes, e cila i komunikon, se ishte pozitive me covid.Pasi la spitalin e Traumës, Mirija thotë, se nuk i dhanë shërbim në qendrën shëndetsore numër 3 në Fier.

Të Fundit