Neglizhenca e mjekes, qe coi zonjen me covid ne sallen e operacionit -Stop- 4 Tetor 2021

Për rastin e zonjës Mirije Miraka, e cila mori me vonesë përgjigjen e tamponit, iu drejtuam qendrës shëndetsore nr. 3 në Fier, Lagjia “Afrimi i Ri”, por mjekja e familjes Matilda Grada, ishte vetë me raport. Ajo thotë në telefon, se ditën, që zonja Miraka kërkonte tampon, kishte marrë njoftimin, që nuk kishte tampona.

Pas mjekes kërkojmë shpjegim nga drejtoresha e qendrës shëndetsore, Migena Hoxha, e cila na thotë, se ka pasur një njoftim që nuk ka tampona, por doktoresha duhej t’i jepte qytetares rekomandimin. Në këtë mënyrë qendra shëndetsore ka vonuar rekomandimin për tampon, duke bërë që zonja të futet në operacion me covid, duke rrezikuar veten dhe ekipin e mjekëve dhe infermierëve, që i shërbyen.

Të Fundit