Dyqani pa energji, por kilovatet ecin, Stop zgjidh problemin! 09 nentor 2018 – Stop
Të Gjitha

Dyqani pa energji, por kilovatet ecin, Stop zgjidh problemin! 09 nentor 2018

Roza Kalari iu drejtua emisionit “Stop” pasi në dyqanin e vëllait të saj në Durrës, sahati i energjisë ecën, edhe pse objekti nuk ka energji. Pas dy ankesave pa përgjigje në shërbimin e klientit, Roza kërkoi ndihmën e “Stop”.

Roza Kalari: Sahati është vendosur para 3 vitesh, por nuk është i lidhur, është i palidhur. E kuptuam para 5-6 muajsh, kemi bërë dy ankesa dhe askush nuk ka ardhur t’i japi një zgjidhje. Jemi faturuar ndërkohë që faturimet bëheshin, qepena ka qenë brenda, sesi bëheshin faturimet nuk e di fare. Ai është duke punuar.

Gazetarja: A ka drita në këtë dyqan që po flasim. Si mund të punojë sahati kur nuk ka energji elektrike?

Roza Kalari: Folëm me zotërinë që ka vendosur sahatin, me përfaqësuesin e OSHEE dhe tha bëni ankesë. Nuk po gjejmë asnjë zgjidhje prandaj jemi drejtuar tek ju, nuk dinim ku të drejtoheshim më.

Gazetarja vuri në dijeni Drejtorinë e Përgjithshme të OSHEE dhe bashkë me grupin e punës nga ky institucion, u nis për në Durrës. Reagimi i tyre ishte i menjëhershëm. Ata shkuan tek dyqani që kishte probleme me sahatin, i cili punonte por në të vërtetë nuk kishte energji elektrike.

Pas verifikimeve, Ardi Kola, drejtor për median pranë OSHEE-së, tha se sahati rezulton me defekt dhe do të ndërrohet. Ndërsa kilovatët e faturuar gabimisht, do t’i hiqen abonentit.

Ardi Kola, Drejtor për median pranë OSHEE: Të dhënat paraprake tregojnë pas testimit, i cili u bë dhe në praninë tuaj duke u filmuar përmes aparaturave të laboratorit. U testua matësi mbi gjendjen e tij sesi funksiononte. Rezultoi se matësi ishte jashtë kushteve teknike, nuk punonte, ishte me defekt. Nga të dhënat që u shënuan në procesverbal del konkluzioni që ky matës duhet ndërruar dhe të vendoset një matës i ri.

Gazetarja: Çfarë do të ndodhë me kilovatët që janë shënuar në këtë matës?

Ardi Kola, Drejtor për median pranë OSHEE: Duke marrë analizën e të gjitha matjeve që janë bërë të laboratori, do të vendosen në shqyrtim nga specialistët dhe normalisht do të bëhet zbritja e kilovatëve që nuk janë konsum real i zonjës, por si rrjedhojë e defektit që ka matësi.

Gazetarja e emisionit “Stop” informoi zonjën Roza se kilovatët e shënuar me sahatin e vjetër do të hiqen nga sistemi dhe u vendos sahati i ri.

Zonja Roza falenderoi emisionin “Stop” dhe gazetaren që ja zgjidhin problemin.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *