Basha brenda korrikut me ekip të ri, nesër zgjidhet Këshilli Kombëtar

Kuvendi i Partisë Demokratike do të zgjedh këtë të shtunë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, një prej organeve më të larta vendimarrëse.

Për më shumë se katër orë, mbi 5000 delegatë të Kuvendit Kombëtar do të votojnë për anëtarët e rinj të Këshillit, organi që ka të drejtën të zgjedhë edhe lidershipin e ri në krye të Partisë Demokratike.

Pas mbledhjes së tensionuar të kryesisë së PD ku me debate u votua drafti i analizës së zgjedhjeve dhe ndryshimet statutore të propozuara nga Lulzim Basha

Brenda korrikut PD do të rinovojë lidershipin në krye të partisë.

Anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar që do të votohen këtë të shtunë, do të zgjedhin sekretarët e rinj në krye të PD por edhe nënkryetarët e partisë.

Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, Lulzim Basha dhe 19 drejtuesit politikë do të analizojnë qark pas qarku rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit si dhe do të miratojnë ndryshimet statutore që ndryshe nga kërkesat e kritikëve të Bashës nuk parashikojnë kufizim të mandatit të kryetarit të partisë.

Të Fundit