Mjekja shqiptare në Gjermani: Pagat e ulëta kanë rritur rastet e korrupsionit – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Mjekja shqiptare në Gjermani: Pagat e ulëta kanë rritur rastet e korrupsionit

Përfaqësuesja e mjekëve Shqiptarë në Diasporë, Elona Haubrich thotë se pagat e ulëta në sektorin e shëndetësisë kanë shtuar rastet e korrupsionit.

Gjatë një interviste për Euronews Albania, znj. Haubrich u shpreh se 3000 mjekë janë larguar nga Shqipëria në tri dekada.

“Ne jemi 30 vjet pas rënies së komunizmit pagat e mjekëve janë të ulëta dhe kjo ka çuar në rritjen e korrupsionin. Arrestimet e mjekëve nuk janë një zgjidhje për të luftuar korrupsionin dhe kjo ka ndikuar keq duke rritur pakënaqësinë e mjekëve dhe këto pakënaqësi i vuajnë pacientët. Janë 3 mijë mjekë shqiptarë që kanë emigruar në këto 30 vjet. Këto mjekë janë mjekë që kanë përfunduar studimet në Tiranë”, shtoi znj. Haubrich.

Ajo theksoi se kushtet në të cilat punojnë kolegët shqiptarë janë jashtë çdo standardi dhe ky fakt ka rritur pakënaqësitë e tyre.

Më tej ajo nënvizoi se rroga minimale e një mjeku pa përfshirë taksimin nuk duhet të jetë më pak se 1500 euro.

“Do të thoja çnjerëzore, por duket pak e ekzagjeruar në shprehjen time, jemi një vend që jetojmë në Evropë dhe duhet të jetojmë si fqinjët. Rroga minimale e një mjeku duhet të jetë 1500 euro”, tha ajo.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *