Arrestimi i Fatos Tushës, reagon Basha: Mund të jetë një fillim i mbarë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit të Kryetarit të Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Basha shprehet se një arrestim i tillë mund të jetë një fillim i mbarë,teksa sipas tij  për Tushën vetë PD ka bërë disa denoncime.

Ndër të tjera Lulzim Basha shprehet se duhet hetuar lidhaj e tij me Braçen dhe Ramën e përfitimet e ndërsjellta që kanë patur ndër vite.

Arrestimi i kryetarit të bashkisë Lushnje, Basha reagon në Twitter:

Arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë. Por kjo do të varet nga aftësia, kuarajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin, lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjellta në vite të gjata bashkëpunimi

Të Fundit