“Më idiotët në rrugë janë ata me targën 007”, Erion Braçe: Në FB dhe instagram..

Përmes një postimi në “Twitter” zëvendëskryeministri Erion Braçe ka “thumbuar” drejtuesit e makinave me targën “007”, duke u shprehur se janë ndër më idiotët në rrugë dhe trafik.

Po ashtu zëvendëskyreministri shprehet se ndër më idiotët në rrjetet sociale janë ata që nuk kanë postim në profilet e tyre, por kanë flamuj të dynjasë. Reagimi i Erion Braçes vjen në një kohë kur në vend janë shënuar disa aksidente, me pasoja për jetën e njerëzve.

Postimi i Erion Braçes:

“Nder me idiotet ne rruge/trafik jane ata me targen 007! Nder me idiotet ne rrjet/trafik, instagram, twitter e posacerisht ne facebook, jane ata pa asnje postim ne profilet e tyre, por kane flamuj te dynjase ama!”

Të Fundit