U dhunua nga kunata, rrëfehet 33-vjeçarja: Jam me urdhër-mbrojtje, por nuk mbrohem – Stop
Lajme, Të Gjitha

U dhunua nga kunata, rrëfehet 33-vjeçarja: Jam me urdhër-mbrojtje, por nuk mbrohem

Një 33-vjeçare nga Lezha ka përfunduar në spital pasi është dhunuar nga motra e bashkëshortit të saj. Dava Ndoj tregon se është e pajisur me urdhër-mbrojtje pas konflikteve me familjarët e burrit, ku me këtë të fundit është në proces divorci. Edhe pse e pajisur me mbrojtje, e reja nuk ka mundur t’i shpëtojë dhunës.

Nënë e 4 fëmijëve, Dava Ndoj tregon se dhuna ndaj saj ka nisur gjashtë muaj më parë. Ndërsa ngjarja e ndodhur pasditen e së hënës, 33-vjeçarja shprehet se i ka shkaktuar fraktura të rënda.

Me lot në sy, 33-vjeçarja thotë se nuk ka gjetur mbështetje nga institucionet shtetërore, të cilët i akuzon për mos zbatim të ligjit.

Që nga 16 janari jam në proces gjyqësor, jam me urdhër mbrojte, nga shteti nuk kam gjetur qetësi, lufta ka nisur që në 16, avokati është burri i asaj që më ka goditur, me vajzën dhe djalin e saj, Angjela, Hake dhe Redon, këto e kanë pasur shtetin me vete. Kam 4 fëmijë, unë jetoj që dy muaj, pa ujë e pa drita sepse i kanë lënë pa i paguar që të ma bëjnë jetën më të vështirë që të ikë nga shtëpia. Unë kam djalin me probleme shëndetësore, ai është me insulinë, ka vuajtur shumë, më kanë kafshuar dhe në dorë. Policia më ka lënë 2 orë në Komisariat, se pala tjetër kishte ardhur në spital për të marrë mjekimin e duhur, fëmijët i kam në mbrojtje të murgeshave, dua një rrugë zgjidhje kaq”, ka thënë Ndoj.

Dava Ndoj po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa për 4 fëmijët janë strehuar në një qendër bamirësie në Fushë-Krujë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *