Ambasadorja Yuri Kim takohet me kreun e Gjykatës së Lartë: Do përshpejtojmë çështjet e prapambetura

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ofrojnë ndihmë teknike për Gjykatën e lartë për përshpejtimin e çështjeve të prapambetura.

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim është takuar me kreun e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, teksa informon se është diskutuar dhe për futjen e gjyqtarëve shtesë të kualifikuar në sistem.

“Takim produktiv me Sokol Sadushin, Kryetar i Gjykatës së Lartë. Numri i prapambetur po reduktohet, por ne ramë dakord se duhet të përshpejtojmë – SHBA do të ofrojë ndihmë teknike. Gjithashtu u diskutuan hapat e ardhshëm për futjen e gjyqtarëve shtesë të kualifikuar në sistem ndërsa vettingu vazhdon”, shkruan ambasadorja e SHBA-ve.

Të Fundit