Zyrih, 30 mijë punonjës marrin gabimisht dy herë pagën e shkurtit

Qyteti zviceran i Zyrihut pagoi gabimisht punonjësit e tij dyfishin e pagës së tyre për muajin shkurt, sipas mediave lokale.

Rreth 30 mijë punëtorë kanë marrë dy paga, dhe gabimin e ka bërë Banka Kantonale e Cyrihut (ZKB), shkruan Swissinfo.

Autoritetet lokale deklaruan se ZKB bëri një gabim teknik dhe se administrata e qytetit bëri gjithçka në rregull.

Portali zviceran thekson se zyrtarët e qytetit “nuk kanë çfarë të festojnë”, pasi janë të detyruar të kthejnë rrogën e dytë të paguar gabimisht.

Vlera e pagave të dyfishta është rreth 200 milionë dollarë, dhe autoritetet e qytetit dhe ZKB aktualisht po punojnë për ta bërë shlyerjen sa më të thjeshtë.

Të Fundit