Fati i Eitan/ I mbijetuari i vetëm i tragjedisë së Mottarones, 9-vjeçari dëmshpërblehet me 3 milionë euro

Tragjedia e Mottarones në Piemonte të Italisë në vitin 2021, la pas një të mbijetuar. 14 persona humbën jetën teksa teleferiku ra në mënyrë tragjike në peizazhin e qetë të Piemontes, duke i marrë jetën nënës, babait dhe vëllait të vogël të të mbijetuarit Eitan Biran.

Mrekullia e tij vazhdon, pasi 9-vjeçari pas betejash të shumta ligjore do të dëmshpërblehet me 3 milionë euro. Djaloshi izraelit ka qenë në mes të një betejë të ashpër ligjore mes familjeve të babait dhe mamasë së ndjerë për kujdestarinë e tij.

Gjyshi i Eitan e mori djalin në Izrael kur ai ishte 6 vjeç, në shtator të vitit 2021. Por Eitan u kthye në Itali pasi gjykata izraelite urdhëroi kthimin e tij, duke thënë se ai duhet të qëndrojë me hallën e tij, Aya Biran Nirko pasi autoritetet italiane i dhanë kujdestarinë.

Jeta e Eitan pas katastrofës hyri në një pasiguri edhe për shkak të këtyre mosmarrëveshjeve mes familjeve. Tashmë, dëmshpërblimi mund t’ia lehtësojë sadopak dhimbjen e madhe vogëlushit, megjithëse nuk mund t’ia zëvendësoj mungesën e njerëzve të dashur.

 

Të Fundit