Zvogëloi stomakun për t’u dobësuar, 20-vjeçarja vdes pak ditë pas operacionit në Turqi

Një kirurg turk do të përballet me drejtësinë pasi ka kryer operacionin e bypass-it të stomakut ndaj një 20-vjeçareje britanike, e cila vdiq disa ditë më vonë.

20-vjeçarja Morgan Ribeiro, me kursimet e bëra nga prindërit e saj, kishte arritur të mblidhte shumën prej 2500 paund për të udhëtuar drejt Turqisë dhe për t’iu nënshtruar operacionit që do ta ndihmonte të humbte peshë.

Mjeku turk Serkan Bagil e kreu operacionin më 5 janar. Siç tha familja e saj, vajza fatkeqe zgjodhi Turqinë sepse ishte një zgjidhje më ekonomike në krahasim me Britaninë ku i duhej të priste gjatë dhe gjithashtu të paguante 10 mijë paund.

Operacioni u krye dhe Morgan mori fluturimin e kthimit. Megjithatë, brenda në aeroplan ajo u ndje shumë sëmurë. Gjendja e saj ishte aq e keqe sa që fluturimi i Wizz Air duhej të bënte një ulje urgjente në Beograd, ku kirurgët i hoqën më shumë se 10 cm të zorrëve të vogla në përpjekje për ta shpëtuar. Mjekët i thanë familjes se gjatë operacionit i ishte prerë zorra e hollë. Vajza pësoi një atak në zemër, ra në koma dhe vdiq katër ditë më vonë nga shoku septik.

Të Fundit