Zjarri tek qendra tregtare/ “Qëndrimi duarkryq i dënueshëm”, presidenti Meta: Institucionet të ndërpresin aktivitetet politike…

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zjarrin që përfshiu dy ditë më parë një magazinën e një qendre tregtare në kryeqytet.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta i ka bërë thirrje institucioneve shtetërore të ndërpresin aktivitetet politike dhe të marrin sipas tij përgjegjësitë e tyre që i takojnë me ligj.

Kujtojmë se nga zjarri rezulton i zhdukur një 33-vjeçar, shefi i Sigurisë.

REAGIMI I METËS

Alarm për institucionet shtetërore!
Prej pasdites së 24 marsit 2021, një tragjedi e vërtetë po ndodh vetëm 3 km larg nga qendra e Tiranës, në ambientet e një biznesi privat, të përfshirë nga flakët, që ende nuk janë shuar.
Sipas të dhënave paraprake një qytetar, me detyrën Përgjegjës i Sigurisë, dyshohet edhe për një shtetas të dytë, kanë mbetur të bllokuar në magazinat e katit të nëndheshëm, ndërkohë që dëmi pasuror i biznesit llogaritet në shifra tepër të larta.
Duke shpresuar, që kjo ngjarje e rëndë të marrë fund me sa më pak pasoja, u bëj thirrje drejtuesve të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, strukturave të Mbrojtjes Civile dhe në veçanti Shërbimit Zjarrfikës të ndërpresin aktivitetet politike, të marrin përgjegjësitë e tyre sipas ligjit dhe të kryejnë me përgjegjshmëri të lartë detyrën e tyre.
T’u kërkohet ndihmë vendeve partnere nëse ne nuk i kemi kapacitet për ta menaxhuar këtë situatë, por qëndrimi duarkryq është i papranueshëm dhe i dënueshëm.
U bëj thirrje të fortë institucioneve shtetërore të reagojnë sa më parë për t’i dhënë zgjidhje të menjëhershme kësaj situate tepër të rëndë dhe me pasoja tepër serioze!

Të Fundit