Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga zjarri në Peshtan të Fierit, ndërsa ka informuar për angazhimin e Forcave të Armatosura në operacionin për shuarjen e flakëve.
Nufi bën me dije se 90 efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, pjesë e Forcës Tokësore, dhe Regjimentit të Operacioneve Speciale (ROS) vijojnë operacionin për shuarjen e zjarrit ndërsa nga ajri, operacioni mbështetet nga një avion Air Tractor dhe një helikopter i Forcës Ajrore.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, situata paraqitet nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banesat.



