Zjarri lë pas shkatërrime të mëdha në qendrën tregtare në Lushnjë, dy kate të pallatit u shkrumbuan

Këto pamjet janë ato çka kanë mbetur nga djegia e qendrës tregtare në Lushnjë.

Kati i katërt dhe i pestë i një kompleksi pallatesh brenda të cilit ishte vendosur qendra tregtare janë shkrumbuar plotësisht, duke lënë pas një ndërtesë thuajse fantazmë.

Si pasojë e flakëve që nisën pasditen e së hënës dhe vijuan për orë të tëra, bëri që dhjetëra persona të kërkonin ndihmë mjekësore në spital. Për të vënë nën kontroll flakët, atje shkuan edhe nga zjarrfikëse nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, etj.

Të Fundit