Abazoviç me lëvdata për Ramën: E meriton të quhet “baba i kombit”

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka dhënë një intervistë, ku nuk ka kursyer lëvdatat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Abazoviç është shprehur se Rama meriton të quhet “babai i kombit shqiptar”, teksa tha se kryeministri i Shqipërisë ka kontribuar në ndryshimin e imazhit të shqiptarëve në botë dhe për këtë e meriton të jetë baba i kombit.

“E meriton me quajt baba i kombit. Për një imazh të mirë të shqiptarëve. Shqipëria ka arrit të jetë në Këshill të Sigurimit të udhëheq mbledhjet ku marrin pjesë shumica e shteteve të botës. Janë gjëra historike për Shqipërinë dhe imazhin e shqiptarëve në botë. E ka sjell Procesin e Berlinit për herë të parë në Tiranë”, tha Abazoviç gjatë një interviste në Kanal 10.

 

Të Fundit