Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Dropull të Gjirokastrës.
Sipas news 24, 10 mina të Luftës së Dytë Botërore kanë shpërthyer nga zjarri.
Zjarrfikësit e Gjirokastrës, Dropullit dhe Libohovës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe largimin e rrezikut.
Fatmirësisht, nuk ka më rrezik për banesat në fshatin Radat të Dropullit në Gjirokastër.