Zhvillohet prova e parë e testit me avion në aeroportin e Kukësit, Balluku: E suksesshme!

Është testuar sot për herë të parë aeroporti i Kukësit, ku një avion ka bërë provat për pistën e re.

E pranishme në këtë provë ka qenë vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila theksoi se avioni nuk do të ulej, por do të fluturonte shumë pranë tokës, procedurë kjo në kuadër të testimeve.

Sipas saj, prova në fjalë ishte një test i suksesshëm.

 Ministrja tha se brenda mandatit 4-vjeçar tjetër pritet që të nisë ndërtimi i aeroportit të Sarandës dhe i Korçës.

Të Fundit