Zhduket 15 vjeçarja nga Tirana, familjarët ngrenë alarmin në Polici

Një 15 vjeçare nga Tirana ka humbur kontaktet me familjarët e saj. Kanë qenë familjarët e saj të cilët kanë denoncuar humbjen e adoleshentes. Policia e kryeqytetit bën me dije se po punohet për gjetjen e vajzës.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi M. D., 57 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa, mbesa e tij 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të Fundit