“Zgjedhjet ishin paqësore”,Blinken uron Ramën:Gati për të hapur negociatat

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit. Klan news bën me dije se përmes një letre zyrtare, Blinken i cilëson zgjedhjet e 25 prillit paqësore ndërsa shton se do të punojë gjatë këtij mandati të tretë për të forcuar bashkëpunimin mbi demokracinë, mbrojtjen si dhe tregtinë dhe investimet.

Më tej Blinken thekson se zgjedhjet paqësore të 25 prillit tregojnë gatishmërinë e Shqipërisë për të hapur negociatat me Bashkimit Europian.

“Urime për ju dhe partinë tuaj për suksesin tuaj elektoral. Unë pres që të punoj me ju gjatë mandatit tuaj të tretë si Kryeministër për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë mbi demokracinë dhe mbrojtjen, si dhe tregtinë dhe investimet.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë ndërsa punon për të forcuar shtetin e së drejtës, për të përmirësuar llogaridhënien e qeverisë dhe për të kryer reformën në drejtësi. Përmes këtyre zgjedhjeve paqësore, Shqipëria ka demonstruar më tej gatishmërinë e saj për të hapur negociatat e pranimit në BE”, shkruan Blinken.

Në letrën e Blinken ka përgëzime edhe për popullin shqiptar për mënyrën se si ka menaxhuar kufizimet e Covid-19, ndërsa një vlerësim të veçantë ka shprehur për pritjen e forcave ushtarake Defender 21 dhe stërvitjen e tyre në Shqipëri

Të Fundit