Zelensky thirrje njerëzve për protesta globale: Mbushni sheshet! Mbështesni Ukrainën në emër të lirisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka bërë një thirrje për të gjithë njerëzit në mbarë botën që të mbushin sheshet këtë të enjte për të treguar mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Më herët në një video-mesazh ai theksoi se lufta e Ukrainës është liria e të gjithë njerëzve dhe se bota duhej të ndalonte Rusinë.

“Ejani nga zyrat tuaja, shtëpitë tuaja, shkollat ​​dhe universitetet tuaja, ejani në emër të paqes, ejani me simbolet ukrainase për të mbështetur Ukrainën, për të mbështetur lirinë, për të mbështetur jetën”, tha presidenti.

Të Fundit