Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka bërë një thirrje për të gjithë njerëzit në mbarë botën që të mbushin sheshet këtë të enjte për të treguar mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Më herët në një video-mesazh ai theksoi se lufta e Ukrainës është liria e të gjithë njerëzve dhe se bota duhej të ndalonte Rusinë.
“Ejani nga zyrat tuaja, shtëpitë tuaja, shkollat dhe universitetet tuaja, ejani në emër të paqes, ejani me simbolet ukrainase për të mbështetur Ukrainën, për të mbështetur lirinë, për të mbështetur jetën”, tha presidenti.