E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Bota

Zelensky kundërshton marrëveshjen Trump–Putin për naftën ruse: Dhuratë për Putinin

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të premten se arriti një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin për të lejuar Rusinë të nxjerrë menjëherë në tregun ndërkombëtar sasi të konsiderueshme nafte.

Sipas Trump, Rusia do të hedhë në treg 300 mijë tonë dizel menjëherë, 500 mijë tonë të tjera në nëntor dhe më pas edhe një milion tonë.

Pas njoftimit të Trump, Departamenti amerikan i Thesarit lëshoi një licencë të përkohshme që lejon hyrjen e dizelit rus në treg. Sipas BBC-së, sanksionet ndaj eksporteve të dizelit rus do të pezullohen deri më 7 prill 2027, ndërsa masa të tjera kufizuese ndaj aseteve ruse mbeten në fuqi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi kundër marrëveshjes, duke argumentuar se çdo lehtësim i sanksioneve ndaj Rusisë favorizon Moskën dhe mund të zgjasë luftën.

“Dhuratat për Putinin nuk do të sjellin paqe”, deklaroi Zelensky, duke shtuar se lejimi i shitjes së produkteve ruse të naftës siguron të ardhura për Rusinë.

Marrëveshja vjen në një kohë kur administrata Trump po përpiqet të ulë çmimet e karburanteve në SHBA. Sipas të dhënave të cituara në material, çmimi mesatar i dizelit në Shtetet e Bashkuara është aktualisht 6.28 dollarë për gallon, pas rekordit prej 6.53 dollarësh në fund të shtatorit.

Megjithatë, mbetet e paqartë se çfarë ndikimi do të ketë marrëveshja në çmimet globale. Po ashtu, nuk janë bërë publike të gjitha detajet mbi mënyrën se si do të realizohen furnizimet ruse dhe kushtet e plota të marrëveshjes.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑