Zelensky: Do të bëjmë më të mirën për të pritur Eurovision 2023 në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është betuar se do të bëjnë më të mirën për të pritur Festivalin e Këngës të Eurovision të vitit të ardhshëm pas fitores historike të Ukrainës.

Fituesi i konkursit tradicionalisht pret finalen e vitit të ardhshëm, por me luftimet e ashpra që vazhdojnë ende në Ukrainë, është e paqartë se ku do të mbahet Eurovisioni i vitit 2023.

Zelensky falënderoi grupin Kalush Orkestra për fitoren e tyre dhe të gjithë ata që votuan për përfaqësuesit e Ukrainës në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Grupi ukrainas Kalush Orkestra mori 631 pikë duke u renditur kështu në vednin e parë, në vendin e dytë u rendit Britania, ndërsa në vend të tretë Spanja.

Të Fundit