Zbulohet “shtëpia e barit” në Shkodër, arrestohet pronarja 42-vjeçare (EMRI)

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 42-vjeçare, e cila është pronarja e një banesë ku po kultivohej bimë narkotike. Sipas uniformave blu, gjatë operacionit të koduar “Jeran”, është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivim të kanabisit, me anë të llambave, në një banesë ku kishte lidhje të paligjshme elektrike.

Policia bën me dije se është vënë në pranga pronarja e banesës dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj.

Ndërsa janë sekuestruar 139 kg kanabis, fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike dhe baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llambave elektrike.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas kishte përshtatur në bodrumin e banesës së tij, një ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Jeran”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja:

Mariana Vuksanaj, 42 vjeçe banuese në fshatin Jeran, si dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj, shtetasi Gj. V., 55 vjeç, banues në fshatin Jeran, Shkodër.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 139 kg lëndë bimore e dyshuar cannabis sativa, 132 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike, baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llambave elektrike dhe 1 automjet.

Gjithashtu, gjatë operacionit, në këtë banesë është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike.

Të Fundit