Zbulimi që ndryshon tekstet e gjeologjisë: Një bërthamë e fshehur në zemër të Tokës

Shkencëtarët kanë zbuluar prova se bërthama e Tokës është ndoshta shumë më komplekse sesa mendohej më parë, gjë që mund të ndryshojë tekstet shkollore të gjeologjisë.

Me ndihmën e analizave të valëve sizmike të papërshkruara më parë që kalojnë përmes bërthamës, por edhe kërcejnë përpara dhe mbrapa në brendësi të saj, ata mblodhën të dhëna të vlefshme për strukturën e planetit tonë.

Duke u marrë me tërmetet me magnitudë më të madhe se gjashtë ballë që kanë goditur botën në dekadën e fundit, ata zbuluan 16 valë sizmike që silleshin në një mënyrë të panjohur më parë, gjë që i lejoi ata të ekzaminonin bërthamën më nga afër dhe të zbulonin një bërthamë shtesë të fshehur në zemër të Tokës.

Origjina dhe struktura e bërthamës së Tokës ka një rëndësi të madhe sepse gjeneron fushën magnetike të planetit, e cila na mbron nga rrezatimi i Diellit.

Disa studime shkencore sugjerojnë se një strukturë e tillë bërthamore është formuar 565 milionë vjet më parë, që përfaqëson vetëm një pjesë të ekzistencës së Tokës prej 4.6 miliardë vjetësh.

Të Fundit