Zbulimi/ Koronavirus, antitrupa në persona të pa infektuar kurrë.

 

Tek disa njerëz, veçanërisht  fëmijët, janë gjetur anti-trupa në gjak , reaktive kundër SARS-COV-2 dhe pse nuk kanë qënë te infektuar me Covid-19.

Studimi I botuar nga revista “ Science”, hipotetizon edhe një herë mundësinë që antitrupat kundër koronaviruseve të tjerë, më pak të dëmshëm dhe më pak të përhapur ( nje ftohje e lehtë, ose gripi) mund të jenë të aftë të reagojnë  edhe kundër Sarscov-2.

Zbulimi është bërë  rastësisht  në “Francis Crick Institute e University College” Londër , kurse shkencëtarët po verifikojnë efikasitetin e një testi per diagnostikim e SarsCov-2.

Analiza qëndron në marrjen e mostrave të gjakut të njerëzve, që nuk kanë qenë kurrë te infektuar dhe në këto raste testi dilte pozitiv, shenjë që në gjakun e tyre kishte antitrupa reaktive ndaj Sarscov-2

Në vazhdim , si kundër-provë  ekspertët e ribënë testin në 300 mostra gjaku të mbledhura në kohë jo të dyshimta, që d.m.th, vite e vite para pandemisë.

Në një nga 20 raste , veçanërisht tek fëmijët nga mosha 6-12 vjeç, kishte antikopre reactive ndaj SarsCov-2.

Ekspertët, në fund, kanë studiuar në epruvetë  këto antitrupa dhe kanë zbuluar potencialin e tyre kundër SarsCov-2: antikorpet lidhen me një  pjesë të proteinës Spike, e cila gjëndet në siperfaqe të virusit SarsCov-2,  shumë  e ngjashme me atë të koronavirusit, duke përfshirë dhe gripin e zakonshëm.

Kevin Ng , një nga autorët, ka përfunduar duke thënë se  kjo  mund të jetë arsyeja që tek fëmijët virusi zhvillohet në formë jo agresive.

Të Fundit