E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Rama: Baza e re e logjistikës së ushtrisë, do jetë në shërbim të gjitha bashkive për infrastrukturën

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri sipas standardeve të NATO-s, të cilat do t’i kalojnë në përdorim Forcave të Armatosura.

Sipas kryeministrit, Shqipëria tashmë ka hyrë në një fazë të re, ku nuk është më vetëm përdoruese e teknologjisë së mbrojtjes, por edhe projektuese dhe zhvilluese e kapaciteteve të saj teknologjike.

Me tej, ai foli dhe për bazën e re të logjistikës së ushtrisë, që sipas kryeministrit do jetë në shërbim të gjithë bashkive për infrastrukturën.

“Kemi një risi qe vjen nga kjo forcë e re që kemi krijuar këtu, ku dua të falenderoj Shefin e Shtabit sepse kam marrë me seriozitet disa detyra.

E kam fjalën për bazën e re të logjistikës sa që do jetë një kompani e ushtrisë shqiptare në shërbim të gjithë bashkive, një kompani e infrastrukturës që do bëjë mirëmbajtje, ndërhyrje që lidhen me infrastrukturën e kanaleve, rrugëve rurale etj. Do jetë në funksion të emergjencave, kur s’do ketë emergjencë do jetë në funksion të pushtetit.

Gjë tjetër është hapja e Ministrisë së Mbrojtjes për turizmin për të krijuar atë që e kanë të gjitha ushtritë e NATO-s përveç nesh. Nga kjo gjë përsëri Forcat e Armatosura marrin pjesën e tyre. Këto partneritete janë rruga jonë e re. Do bëjmë partneritete të tjera në vazhdim duke vënë në dispozicion jo vetëm shërbimin por dhe fitimin për të marrë mbrapsht të ardhura nga arka e shteti të cilat ri-investohen në funksion te qytetarit.

Është një ditë historike për industrinë tonë ushtarake”, tha kryeministri Rama

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑