Vula e PD në dorën e Berishës apo të Alibeajt?! Gjykata e Apelit vendos sot

Gjykata do të japë sot verdiktin e saj mbi vulën e Partisë Demokratike, nëse do të qëndrojë në duart e Enkelejd Alibeajt apo do t’i kalojë kryedemokratit Sali Berisha.

Seanca në Apel pritet të nisë në orën 11:00, ku do të vendoset ankimimin e Alibeajt, i cili kërkon rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim. Ndërkohë në këtë gjykatë janë shtuar masat e sigurisë. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në gjykatë ka shkuar Indrit Sefa, përfaqësuesi i grupit Alibeaj.

Kujtojmë se sot opozita, ka thirrur një protestë kombëtare, e cila do të mbahet para Kryeministrisë. Protesta në fjalë do të nisë në orën 12:00, ndërkohë që Berisha tha se tubimi nuk kishte lidhje me vendimin që do të jepte gjykata për vulën.

Të Fundit