Vritet një gazetar i Reuters dhe plagosen dy të tjerë nga sulmet izraelite në Liban

Një gazetar i Reuters u vra pasditen e së premtes në kufirin midis Libanit dhe Izraelit, sipas Al Jazeera.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për Issam Abdallah, nga zyra e Bejrutit.

Al Jazeera raporton se një grup gazetarësh nga kanali, Reuters dhe AFP ishin afër zonës ku Hezbollahu kishte goditur pozicionet izraelite të premten pasdite.

Sipas informacioneve të para ta janë goditur nga një tank izraelit.

Gazetarët kishin distinktivë të shquar të PRESS dhe mbanin helmeta dhe jelek antiplumb. Ata ishin në një kodër, në një vend të hapur që ishte i dukshëm për shumë njerëz, raportoi Al Jazeera.

Një gazetar i Al Jazeera dhe një kameraman u plagosën dhe thuhet se janë në spital.

Hezbollahu mori përgjegjësinë për sulmin në katër pozicione izraelite.

Të Fundit