Ndeshja Shqipëri-Çeki, Balla: Mirënjohje për 2300 punonjësit e policisë, meritojnë përgëzime

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka përgëzuar 2300 punonjësi e policisë, të cilët u angazhuan mbrëmjen e djeshme për mbarëvajtjen e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Çekisë. Balla shpreh mirënjohje po ashtu edhe për qytetarët që sipas tij mirëkuptuan masat e rrepta të policisë, dhe nuk shkaktuan incidente.

Po ashtu, ministri nuk ka harruar që të falënderojë dhe urojë lojtarët e Kombëtares, të cilët arritën një fitore mbresëlënëse ndaj Çekisë, me rezultatin 3-0.

 

“Meritojnë një përgëzim të madh 2300 punonjësit e policisë nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, të përfshira në mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe festimeve, përpara, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke.

 

Shumë mirënjohje qytetarëve që i mirëkuptuan masat e rrepta në këtë nivel të ri sigurie në stadiume, i cili mori dhe vlerësimin maksimal nga përfaqësuesit e UEFA, FSHF dhe Federata Çeke.

Faleminderit djemve të kombëtares dhe trajnerit për fitoren mbresëlënëse dhe historike”,shprehet ministri.

 

 

 

Të Fundit