Vritet në një atentat brenda lokalit kryebashkiaku, shpëton djali i tij i mitur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fundjavën që lamë pas në Meksikë, ku persona të armatosur kanë ekzekutuar kryebashkiakun e një komuniteti në shtetin Michoacán.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunë, ku persona të armatosur hynë në lokalin ku ndodhej Guillermo Torres, 39 vjeç, kryetari i bashkisë së Churumuco, dhe djali i tij, 14 vjeç dhe qëlluan me breshëri ndaj tyre.

Zyrtari humbi jetën në vend, teksa fatmirësisht djali i tij shpëtoi.

Kryebashkiaku Torres u zgjodh në vitin 2022, me ngjyrat e Partisë Revolucionare Institucionale, por ai së fundmi u largua nga ky fraksion dhe kaloi në anën e qeverisë MORENA.

Të Fundit