15 vjet në NATO, kujtimet e njerëzve që kontribuuan në anëtarësimin e Shqipërisë

Rruga e Shqipërisë drejt Aleancës së Atlantikut të Veriut nuk ka qenë aspak e lehtë dhe sot nga largësia e 15 viteve, disa nga protagonistët e këtij rrugëtimi, flasin për vështirësitë dhe avantazhet që solli ky hap i madh i bërë nga vendi jonë.

Sot Shqipëria  kujton një përvjetor të rëndësishëm, saktësisht në 1 prill të vitit 2009, Aleanca më e madhe ushtarake e planetit, NATO, përqafoi zyrtarisht vendin tonë si anëtar me të drejta të plota, një rrugë e gjatë dhe e vështirë për Shqipërinë që dy dekada më parë kishte lënë pas krahëve një nga periudhat më të errëta të historisë së saj.

Shumë njerëz e parashikonin qartë që do të kishte një konflikt të përgjakshëm në Ballkan. Në ato kushte, Shqipëria merrte një rëndësi të veçantë edhe për Aleancën, edhe për SHBA-të”, shprehet Roland Bimo, ish-ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ndërkaq, Plator Kalakula, ekspert i çështjeve të NATO-s thekson se “ideja e Ballkanit nuk është se zinte shumë vend në atë kohë në kancelaritë perëndimore pasi kishin probleme të tjera. Por gjithsesi është proces në të cilin kjo kërkesë zuri vendin e duhur

Gazmend Oketa, në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes dhe zv/kryeministrit në kohën kur Shqipëria u anëtarësua, kujton se “në planin personal të jesh pjesëmarrës dhe aktor aktiv në momente të tilla të historisë së një vendi, sigurisht që është një gjë e cila mbetet përgjithmonë në kujtesën e cilitdo individi të angazhuar politikisht

Ndërkohë, ish-ministrja e mbrojtjes, Mimi Kodheli thekson se fakti që Shqipëria është pjesë e NATO-s, sot në kohë të trazuara, merr me shumë kuptim.

Ishte shumë e nevojshme që Shqipëria jo vetëm të shtyhej drejt një angazhimi maksimal për t’u anëtarësuar. Por Shqipëria të bënte mirë detyrat e shtëpisë në mënyrë që anëtarësimi të vinte si një gjë normale, të vinte për shkak të reformave”, shprehet Kodheli.

Të Fundit